
Ish-drejtori i Top Channel, Enkelejdi Joti, emërohet drejtor i QSUT
E Hënë 27 Mars 2017, 11:11
Dritare.net

Ish -drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Enkelejdi Joti, është emëruar drejtor i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Enkelejdi Joti do të zëvendësojë në këtë detyrë, Ogerta Manastirliun, e cila me ndryshmet më të fundit në Qeveri, u emërua ministre e Shëndetësisë.
Ka qenë vetë Manastirliu ajo që ka prezantuar drejtorin e ri, duke folur për aftësitë e tij profesionale dhe menaxhuese. "Kemi besim në aftësitë menaxhuese të Enkelejdi Jotit", tha Manastirliu.
Joti ka drejtuar televizionin Top Channel që nga viti 2002. Ai ka drejtuar televizionin edhe pas vdekjes së presidentit të Top Channel, Dritan Hoxha, duke e mbajtur në të njëjtat kuota audience, televizionin më të madh në vend./dritare.net

















