Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Historia e mrekullueshme e posterave të Kinostudios "Shqipëria e Re"

Historia e mrekullueshme e posterave të Kinostudios "Shqipëria e
Nga Neven Udovicic

Deri pak javë më parë, nuk kisha shikuar kurrë një poster të filmit shqiptar. Kjo, për fat të mirë, ndryshoi pas një ekspozite të vogël në Zagreb, si pjesë e Film Mutation Festival. Ato tetë postera punuara me dorë në muret e dhomës së kinemasë më lanë një mbresë të madhe dhe ndjeva kur i pashë se e gjitha ishte vetëm maja e ajsbergut dhe ndjeva se isha i etur për të eksploruar. Problemi i vetëm ishte: Google nuk kishte asgjë informacion për posterat e filmave shqiptarë.

Duket se njeriu përgjegjës për ekspozitën, Thomas Logoreci, një regjisor shqiptaro-amerikan, ishte personi më i mirë që mund të kisha gjetur. Në prill të vitit 2016, ai kuroi një ekspozitë të madhe në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, ku u ekspozuan qindra postera filmash nga ditët e lavdishme të kinemasë shqiptare, duke i shpëtuar nga harresa. Pjesëmarrja ishte aq e lartë sa ekspozita qëndroi e hapur dhe për disa muaj të tjerë. Katalogu i ekspozitës (i vetmi botim ekzistues mbi temën) shërbeu si një burim i vlefshëm informacioni dhe imazhi, ashtu si vetë Thomas, duke u përgjigjur të gjitha pyetjeve të mia, shkruan Dritare.net.

Natyrisht, historia e artit të posterave të kinemasë shqiptare është e pandashme nga ngjarjet e shekullit të 20-të në Shqipëri, prandaj më poshtë do të gjeni një pasqyrë të shkurtër me fokus regjimin diktatorial nga viti 1944 deri më 1991.

Historia e kinemasë shqiptare

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, në Nëntor të vitit 1944, komunistët morën kontrollin e vendit kur trupat gjermane u tërhoqën. Menjëherë pas kësaj u formua Republika Popullore e Shqipërisë, e udhëhequr nga Enver Hoxha dhe Partia Punëtore e Shqipërisë. Duke denoncuar shumicën e vendeve socialiste të Evropës Lindore si revizioniste, Shqipëria ndoqi rreptësisht markën enveriste të realizmit socialist, me vetë-izolimin të përcaktuar si mënyra e vetme për implementimin e suksesshëm të tij.

47 vitet e ardhshëm ishin traumatikë në shumë mënyra, por kinemaja - si një mjet i fuqishëm propagandistik - po lulëzonte. Kinostudio "Shqipëria e Re", një ndërtim sovjetik, u hap në Tiranë më 1952, dhe në 39 vitet e ardhshme prodhoi 232 fiction, mijëra dokumentarë, lajme dhe filma të animuar. Në atë kohë, posedimi i një TV ishte një luks, kështu që numri prej 450 pajisjeve kinematografike indoor dhe outdoor mund të përkthehen në miliona shikues.

Në një mesatare një person shikonte dhjetë filma në vit - në një realitet të zymtë, kinemaja ishte një zbavitje e mirëpritur. Në të njëjtën kohë, ndikimet e kinemasë së huaj në kinemanë shqiptare ishin shumë të kufizuara - filmat e vetëm që mund të shiheshin ishin prodhime nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Interesant është fakti se, një numër i filmave shqiptarë shfaqeshin rregullisht në Kinë, duke pasur sukses dhe popullaritet të madh, transmeton Dritare.net.

[caption id="attachment_309537" align="alignnone" width="750"] Filmi: Tomka dhe shokët e tij (1977)[/caption]

Një industri në lulëzim kishte nevojë për fuqinë punëtore të saj, kështu që studentët u lejuan të studionin në vendet me të njëjtat regjime, në Çekosllovaki dhe Bashkimin Sovjetik. Kjo shpejt solli në Shqipëri regjisorët e saj të parë të filmave, së bashku me brezin e ri të aktoreve dhe aktorëve. Rezultatet erdhën shpejt: filmi i parë i ri shqiptar, Skënderbeu (një histori epike për luftëtarin e shekullit të 14-të, i cili i dha fund pushtimit turk deri në vdekjen e tij) mori një çmim në festivalin e filmit të Kanës më 1954. Prodhimi kinematografik vazhdoi të rritet në dekadat e mëpasshme me nivele të ndryshme të ndikimeve të regjimit. Dy dramat - Një histori nga e kaluara (1987) dhe Tela për Violinë (1988), prodhuar pas vdekjes së Hoxhës në vitin 1985, sinjalizuan një lëvizje drejt temave me bazë individuale, diçka e pamendueshme vite më parë.

Regjimi komunist erdhi drejt fundit. "Shqipëria e Re" nuk i mbijetoi tranzicionin ajo mbylli dyert e saj më 1991, duke i lënë prodhuesit e filmave pa punë dhe duke reduktuar prodhimin në kinema. Që atëherë, prodhimi kinematografik i Shqipërisë numëron rreth gjysmë duzinë filmi në vit, kryesisht kopje të zhanreve perëndimore, ndërsa teatrot (dhe publiku) preferonin prodhimet e Hollivudit. Kjo është diçka e ngjashme me atë që ndodhi dhe në Kroaci (një vend që ndan një histori të ngjashme me Shqipërinë), shkruan Dritare.net.

Edhe pse shumë njerëz sot e hedhin poshtë historinë e tyre kinematografike si një indoktrinim të gjatë ideologjik, filmat nga ajo periudhë u bënë pjesë e kujtesës kolektive të shqiptarëve. Ata janë gjithashtu një material i vlefshëm për studiuesit dhe regjisorët që përpiqen të kuptojnë se si regjimet autoritare zgjerojnë fuqitë e tyre.

Arti i posterave

Ajo që fituam si një trashëgimi nga regjimi komunist janë arkivat e rregullta të filmit, të cilat përfshijnë fotografi të filmave, libra shtypi, regjistrime muzikore dhe postera. Me lirinë e parashikuar dhe të dhënë në prodhim e filmave dizajni u krijua si një art unik. Temat klasike që u trajtuan në këto postera ishin triumfimi i së mirës në luftën me të keqen, heronjtë antifashistë, rindërtimin ekonomik, përqeshjen e mënyrave të vjetra të jetesës dhe tregimet e dashurisë në një kuadër socialist-realist.

Ashtu si filmat, edhe artisti i posterave u formësua nga regjimi: ekzaminimi për ndonjë mesazh të padëshiruar subkoshiencial, ata duhej të pikturoheshin si një foto-realiste, portrete figurative dhe portretet e personazheve kryesore ishin një domosdoshmëri. Ndërkohë që posterat e filmave polakë dhe kubanë nga ajo epokë janë shpesh abstrakte dhe plot simbolizëm, ky nuk ishte rasti në Shqipëri. Gjithsesi, këta artistë të talentuar arritën të bëjnë më të mirën në situatën ku ndodheshin dhe t’i sillnin filmat në një mënyrë tërheqëse, me ilustrime me ngjyra të ndezura dhe tipografi kreative. Përveç meritave të tyre artistike, është e vështirë të shikosh sot këto imazhe të bëra me dorë dhe të mos ndiesh nostalgji për kohërat e largëta, shkruan Dritare.net.

Një periudhë e shkurtër e liberalizimit në kulturë midis viteve 1968 dhe 1973 solli më shumë postera impresionistë dhe subjektivë që mbartnin shumë nga dizajni i kinemasë italiane dhe franceze, së bashku me elementët e konstruktivizmit rus (posterët për “Odiseja e tifozëve” dhe “Horizonte të hapura” janë shembuj të mirë të këtë).

"Jam i obsesionuar me filmat shqiptarë, por kur filluam të kërkonim nëpër arkiva, për të përgatitur ekspozitën, fillova të kuptoj se kurrë më parë nuk kisha parë shumicën e këtyre projekteve. Me sa duket, edhe publiku shqiptar nuk i kishte pare.”  -Thomas Logoreci

Disa nga artistët më të shquar të asaj kohe ishin Sali Allmuça, Arben Basha, Ksenofon Dilo, Myrteza Fushekati, Grigor Ikonomi, Azis Karalliu, Bujar Luca, Kleo Nini, Namik Prizreni, Alush Shima, Dhimitër Theodhori, Astrit Tota, Ilia Xhokaxhi dhe Shyqyri Sako. Tre prej tyre - Azis Karalliu, Kleo Nini dhe Shyqyri Sako - arritën të vizitojnë ekspozitën e vitit 2016 në Tiranë, ndërsa z. Sako ndan edhe anekdota për punimin e posterave dhe censurën.

Kohët kanë ndryshuar dhe nuk është për t'u habitur që posterët në Shqipëri nuk janë më të njëjtët - projektuesit tani imitojnë Hollywoodin, duke përdorur pamjet e filmave si poster, si një mënyrë për të rikthyer audiencën. Supozoj se tregu i lirë është një regjim me rregullat e veta. Një përjashtim nga këto rregulla erdhi me filmin “Bota”, një prodhim i vitit 2014 nga Thomas Logoreci dhe Iris Elezi (e emërua Drejtore e Arkivit Kombëtar të Filmit Shqiptar ku mbahen të gjithë posterat origjinalë). Në film është përdorur një poster i pikturuar si një homazh për epokën e Kinostudios (veçanërisht artistit Shyqyri Sako) - një qasje e përshtatshme pasi “Bota” trajton trashëgiminë historike të Shqipërisë nën diktaturën komuniste. Komplimenti më i mirë për posterin erdhi në premierën e filmit në Karlovy Vary kur kopjet e posterit u vodhën nga muret e teatrit brenda disa orëve pas vendosjes së tyre, përcjell Dritare.net.

Posterat polake janë shndëruar në një biznes të madh këto dekada të fundit. Posterat kubanë po bëhen gjithnjë e më shumë popullorë çdo ditë me libra të shkruara rreth tyre. Edhe posterët e çmendur nga Gana shfaqen rregullisht në të gjithë Internetin. Por një vend i vogël në Lindje të Evropës dhe kultura e tij mbetet e panjohur deri më tani, edhe pas 27 vitesh nga rënia e sistemit komunist - diçka e ngjashme me Poloninë dhe Kubën, ndër të tjera. Ky misteriozitet mahniti të riun Werner Herzog aq shumë, sa ai eci përgjatë kufijve shqiptarë të mbyllur, në këmbë, pa guxuar kurrë të hyjë. Ndërsa unë, duke jetuar vetëm disa mijëra kilometra nga Shqipëria, dija shumë pak nga vendi, e lëre më nga kinemaja e saj dhe unë nuk isha aq aventurier sa z. Herzog. Nga ana tjetër, Shqipëria ka një trashëgimi të madhe kinematografike që është në rrezik të madh zhdukje, dhe posterat janë një pjesë e jashtëzakonshme e saj. Ekspozitat e posterave dhe shfaqjet e filmave të papara nga Perëndimi janë një fillim i shkëlqyeshëm. A mund të jetë Shqipëria tjetra në radhë duke u bërë një kapitull i rëndësishëm në librat e historisë evropiane të filmit? Unë mendoj dhe shpresoj që po.

Posterët e mëposhtëm janë grupuar sipas autorit të tyre. Burimi: Katalogu i ekspozitës "Arti i Dizajnit të Fotografive së Lëvizshme Shqiptare - Pikat kryesore nga Kinostudio Years" (përdoret me lejen e Thomas Logoreci).

Arben Basha

Nëntori i dytë (1982)

Shirat e vjeshtës (1984)

Astrit Tota

Ata ishin katër (1977)

Kërcënimi (1981)

Dy herë mat (1986)

Azis Karalliu

Ilegalët (1976)

Përballimi (1976)

Nusja dhe shtetrrethimi (1978)

Intendenti (1981)

Në kufi të dy legjendave (1982)

Shokët (1982)

Kleo Nini

Gjurma (1970)

Pylli i lirisë (1976)

Fejesa e Blertës (1984)

Taulanti kërkon një motër (1984)

Këmishët me dyllë (1987)

Myrteza Fushekati

Lugina e pushkatarëve (1970)

Mëngjese Lufte (1971)

Kryengritje në pallat (1972)

Mimoza Llastica (1973)

Namik Prizreni

Fije që priten (1976)

Skëterrë 43 (1980)

Militanti (1984)

Shyqyri Sako

Njësiti gueril (1969)

Montatorja (1970)

Dimri i fundit (1976)

Radiostacioni (1979)

Përdhunuesit (1994)/geminianum.com/ Përshtati për Dritare.net/Ana Toçi