Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Historia! Si përfundoi në Shqipëri, një nga 30 mjekët amerikanë!

Historia! Si përfundoi në Shqipëri, një nga 30 mjekët

Rënia e avionit amerikan C53D me datë 8 nëntor 1943 shënoi rastin e parë dhe të fundit në historinë e Luftës së Dytë Botërore që një ekip infermierësh, ushtarakësh dhe pilotësh amerikanë të rrëzoheshin me avion në një zonë të okupuar naziste gjermane dhe të shpëtonin. Kjo ndodhi pikërisht në Shqipëri dhe u pasua nga një sagë dy mujore përpjekjesh për të shpëtuar, në këmbë ose me mushka nga Berati, drejt Vlorës. Në kuadër të dokumentarit “Në besë të shqiptarëve”, Dritare TV sjell në vëmendje historinë e njërit prej mjekëve ushtarak që ishte pjesë e ekuipazhit. Ai ishte James Cruise!

James Cruise lindi në Brockton, Massachusetts, në 1915 nga dy prindër emigrantë me origjinë irlandeze. Ai ishte një nga nëntë vëllezërit e motrat në një familje të devotshme katolike, ku prindërit e tij inkurajuan dashurinë për familjen dhe Atdheun. Cruise kishte dy vëllezër që shërbyen në ushtri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai u bë pjesë e Forcave Ajrore të Ushtrisë në vitin 1942, ku mori njohuri edhe për shërbimin mjekësor për të shërbyer më vonë në Bowman Field, Kentucky. Atje, iu bashkua skuadrës së transportit 807 të evakuimit ajror mjekësor, shkruan Veterans Affairs.

Në nëntor 1943, Cruise u nis drejt Katanias, Sicili, me avionin C-53, së bashku me 30 mjekët e infermierët. Objektivi i tyre kryesor ishte transportimi i ushtarëve të plagosur nga zona e luftës drejt spitaleve ushtarake për mjekim. Moti i ashpër shpesh i pengonte përpjekjet e tyre. Për pasojë, më 8 nëntor 1943, në mesditë, avioni i tyre si pasojë e motit të keq, humbi orientimin dhe piloti u detyrua të bënte ulje të detyruar.

Cruise dhe ekuipazhi të ndihmuar nga partizanët, arritën të shmangnin nazistët për 63 ditë, ku më 9 janar 1944 ia dalin të largohen nga Shqipëria.

Po ashtu edhe forcat britanike ndihmuan në shpëtimin e tyre. Ky mision i rëndësishëm u dokumentua më vonë edhe me 5 libra. Pas këtij misioni, Crusie u largua nga ushtria në vitin 1946.

Kjo është një histori e harruar lavdie e miqësisë shqiptaro amerikane që meriton të njihet nga të gjithë.

Dokumentarin “Në Besë të Shqiptarëve“ mund ta gjeni në YouTube Dritare TV./M.K-dritare.net