Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Historia tragjike e Kostaq Stefës që u pushkatua si agjent i anglo-amerikanëve!

Historia tragjike e Kostaq Stefës që u pushkatua si agjent i


Ishte nëntor 1943 kur 30 infermierët amerikanë, avioni i të cilëve ra në Belsh, mbërrijnë në qytetin e Beratit. Atje takohen me përkthyesin Kostaq Stefa i cili do t’i shoqëronte për më shumë se një muaj nëpër Shqipëri. Detyra që iu dha Kostaq Stefës për t’i përkthyer dhe shoqëruar vinte nga Qarkori. Ishte Mehmet Shehu njeriu që e njihte Stefën si ish-nxënës i Harry Fultz.

Historia tragjike e Kostaq Stefës që u pushkatua si agjent i

Dhe Kostaq Stefa ia doli mbanë. E bëri detyrën. Pas Çlirimit jo vetën nuk u falënderua, por pabesueshmërisht, u pushkatua. Cila është historia e një ngjarjeje plot mister, tregohet në dokumentarin “Në besë të shqiptarëve”.

Në një rrëfim të jashtëzakonshëm në dokumentarin “Në besë të shqiptarëve“, flasin për herë të parë 3 fëmijët e Kostaqit, Tina, Vangjeli dhe Elda.

Elda Stefa: "Isha 9-vjeç kur e pushkatuan. Mbaj mend çdo gjë. Kur amerikanët erdhën në shtëpinë tonë, i liruam dhomat tona, të ishin të qetë. Nëna komunikonte me to, pasi dinte anglisht. I mbaj mend shumë mirë kur erdhën infermierët në shtëpinë tonë, ishte natë. Në shtëpinë tonë fjeti i gjithë grupi, u ndanë në dhoma të ndryshme, gra dhe burra. Na u ndalua që të hynim në dhomën e tyre. Para se të largohej për mision, babai u takua me të gjithë, nënën, fëmijët, prindërit, motrën dhe vëllezërit e tij.

Historia tragjike e Kostaq Stefës që u pushkatua si agjent i


Babai i shoqëroi nga Berati për ditë të tëra deri në Vlorë. Urdhrin ia dha Kahreman Ylli, ia ngarkoi ai këtë detyrë pasi dinte shumë mirë anglisht, jepte dhe mësim në shkollën Harry Fulz.
Gjatë misionit babai u mor vesh shumë mirë me amerikanët, në fund kur ata u larguan i thanë "Hajde me ne". "Jo, - u tha ai. Jam i martuar dhe kam fëmijë, kam edhe dy prindërit".

Historia tragjike e Kostaq Stefës që u pushkatua si agjent i

Amerikanët e falënderuan, që u shpëtoi jetën. E vetmja dhuratë që mori babai nga amerikanët ishin nie pale dylbi dhe grada ne xhakete nga togerja Agnes Jensen, në shenjë falënderimi gjatë gjithë atyre udhëtimit.
Mbaj mend qe pasi erdhi babai ne shtepi, ate dite erdhën ballistët dhe e arrestuan. E torturuan. "Ç'punë kishe ti me amerikanët? Ku i cove? Dhe kush të lidhi me amerikanët”.
Daja jonë kërkoi ndihmë te Kadri Cakrani. Ai e ndihmoi të lirohej dhe ne ikëm nga Berati të gjithë. U larguam nga banesa shkuam te shtëpia e hallës në Tiranë, qëndruam aty deri kur përfundoi. Sapo mbaroi lufta ne u kthyem të gjithë në Berat. Pasi u kthyem nuk vonoi dhe babai ynë u arrestua për herë të dytë dhe të fundit. Ketë herë e arrestuan komunistët. Babanë e çuan në gjyq dhe e dënuan me vdekje.

Akuza ishte: Agjent i anglo-amerikanëve. Po si qe agjent ai, kur qe caktuar nga partizanët për të shoqëruar amerikanët?!

Historia tragjike e Kostaq Stefës që u pushkatua si agjent i


Babai e takoi vetëm një herë nënën në burg.
I vetmi amanet që i la babai nënës ishte: “Zë lutem ki kujdes fëmijët dhe jepu arsim, sa të kesh mundësi!”.
Por ne nuk patëm mundësi të arsimoheshim, nuk na la lufta e klasave. Ne nuk dimë asgjë tamam, nuk mund t’ia vendosim gishtin askujt. Nëna thoshte: “Ia bëri Berati, por kurrë nuk ka folur me emra”.

Vangjel Stefa: Djalit tim i kam vendosur emrin e babait, që ma pushkatuan, Kostaq. Babai im në gjithë Beratin mbahet mend si hero, që ka ndihmuar shumë njerëz. Kur kanë ardhur amerikanët në shtëpinë tonë, kam qenë rreth 4-vjeç. Amerikanët u strehuan në banesën tonë pasi fshiheshin nga forcat gjermane. Momentin e arrestimit të babait e mbaj mend shumë mirë. Ishte në shtëpi, po bënte gati planin e mësimit për nxënësit. Aty vijnë një grup dhe i njoftojnë se ishte shpallur armik i popullit. Ai nuk bëri asgjë, përveçse strehoi amerikanët, i siguroi bukë, duke trokitur derë më derë të çdo fshati. Babai i shoqëroi deri afer Karaburunit, deri aty ishte zona që kontrollohej nga partizanaët. Pasi u kthye nga misioni, takoi Mehmet Shehun, i dha dylbitë që i kishin dhënë amerikanët. E vetmja kërkesë që i bëri babai amerikanëve ishte që t’i takonin vllezërit e tij, në SHBA, ato e mbajtën fjalën, shkuan pasi përfundoi lufta. Babai nuk iku me amerikanët pasi e donte shumë nënën, pas lufte u angazhua në Kryqin e Kuq, ku ndihmoi çamët që u dëbuan nga Greqia. Do ju tregoj një moment pas pushkatimit të babait. Xhaxhai ishte i plagosur, në spital. Në atë kohë, shkon Mehmet Shehu dhe i thotë "Doktor, ti çfarë bën këtu?". "Jam plagosur, iu përgjigj ai". "Po atë profesorin tim si e kam, e pyeti Mehmet Shehu".
Xhaxhai e shau rëndë dhe i tha "Ju e vratë atë. Nuk ke turp ti?"
"Kush e vrau?", pyeti Mehmeti dhe i iku kapelja nga koka. "Kush e vrau? Ah, qentë e Beratit", tha.
Mamaja vajti kërkoi ndihmë kur babai qe në burg. Arriti deri te Ministria e Brendshme. Nuk e priti Mehmet Shehu. Nuk ia doli t’ia thote atij çfarë po ndodhte. Ne nuk e dimë kush e ka bërë këtë. Nuk ia vëmë gishtin askujt.

Historia tragjike e Kostaq Stefës që u pushkatua si agjent i

Tina Stefa: Kur unë bëra 1 vjeç, babanë tim e pushkatuan. Kam pirë qumësht të përzierë me lotët në gjoksin e nënës time. Nuk arrita ta njoh babanë tim, e kam parë vetëm përmes fotografisë. Pas pushkatimit të babait, kanë qenë komshinjtë, familjarët ata që na ndihmuan me ushqime dhe veshmbathje, pasi na nxorën nga banesa. Babai përfundoi shkollën në Harry Fulz dhe dinte 4 gjuhë; anglisht, italisht, gjermanisht dhe frëngjisht.
Shkak për pushkatimin ka qenë pasi u shpall armik i popullit, kishte ndihmuar amerikanë. Qëndroi 6 muaj në burg, tortura nga më të ndryshmet. Një natë përpara se ta pushkatonin, nëna na rrëfente se kishte shenja dhune në trup. Amanet i kishte lënë që të na arsimonte. Më i tmerrshëm ishte momenti që i thanë se nuk do dënohej me pushkatim, por do çohej në burgun e Burrelit. Atë ditë vëllai ynë i madh, shkon në burg të qeraste me ëmbëlsira, për faljen. Aty i thanë se babai ishte pushkatuar. Eshtrat e tij i kemi gjetur pas 40 vitesh.

Historia tragjike e Kostaq Stefës që u pushkatua si agjent i


Pas viteve '90 Agnes Jensen gjatë demokracisë erdhi në Berat, me mall për të takuar babanë tonë. Këtu merr vesh për pushkatimin e tij; “Nuk ka mundësi t’i ndodhte kjo Kostaqit", tha.

I ngeli peng kjo ngjarje, ishte 20 vjeç kur u strehua në banesën tonë, u rikthye pas shumë vitesh me po të njëjtin mall. Janë përqafuar dhe qarë me nënën tonë, Elenën, ku i tha: “Nuk e harroj momentin që Kostaqi hoqi këpucët e tij dhe m’i dha mua, vetë eci zbathur”.

Na kanë dërguar disa libra dhe letra në shenjë falënderimi më vonë. Kjo është historia e vdekjes së babait tonë. Nëna jonë na edukoi të mos kërkojmë hakmarrje, por të kujtojmë me dashuri kujtimim e tij."/ M.K-dritare.net