
Harta e rrugës që bënë në këmbë, 30 infermierët dhe mjekët amerikanë!
Dritare.net
Janë 1287.475 mijëra kilometra që i përshkruan 30 infermierët dhe mjekët amerikanë në Shqipëri, nga Belshi në Gjirin e Gjongjilekës në Karaburun.
Nisen herët në mëngjes të 9 nëntorit më 1943 drejt Beratit, udhëtim që zgjat 3 ditë, të shoqëruar nga Hasan Gina dhe partizanja e parë grua, Shpresa Fuga.
Kur mbërrijnë në Berat, takohen me partizanët Gjin Markun dhe Qani Siqeca.
Ndahen në dy grupe. Një pjesë e grupit shoqërohet nga përkthyesi Kostaq Stefa i cili nuk do t'i ndahej për asnjë ditë, deri në 5 janar të 44-ës, ku i jep lamtumirën e fundit në fshatin Dukat.
Urdhërin për evakuimin dhe shpëtimin e amerikanëve e dha Kahraman Ylli, i cili kishte dhënë mesazh të qartë: infermierë të mbrohen me jetë partizanësh.
Pasi largohen nga Berati nisen drejt Malit të Tomorit, më pas në fshatrat e Skraparit, Përmetit, kalojnë lumin Devoll deri në Krushovë dhe Panarit të Korçës.
Ata kaluan nëpër male, lumenj, në shi e dëborë në 9 rrethe, 34 fshatra dhe dy qytet. Gjatë këtyre muajve, amerikanët të shoqëruar nga shqiptarët iu shmangën me sukses trupave gjermane, ecën nëpër këmbë në pjesën më të madhe, 650 milje drejt lirisë. Ata kaluan malin Ostrovicë gjatë një stuhie dhe madje përshkuan malin Nemërçkë, i cili ngrihej 8100 metra mbi nivelin e detit. Këto ishin periudha veçanërisht të rrezikshme për burrat dhe gratë infermiere por ia dolën falë ndihmës që i dhanë shqiptarët. U strehuan dhe u mbrojtën nga shqiptarët, që i morën në shtëpitë e tyre dhe ndanë atë që nuk kishin gjatë Operacionit të Dimrit.
Dritare TV publikon për herë të parë hartën e plotë që kanë ndjekur 30 amerikanët për tu larguar drejt Barit, Itali, më 8 janar 1944./M.K-dritare.net

















