Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Ja shtëpia e parë ku qëndruan amerikanët pas rrëzimit të avionit në Belsh!

Ja shtëpia e parë ku qëndruan amerikanët pas rrëzimit

Fshati Merhoj, në Elbasan ishte streha e parë për 30 infermierët amerikanë që ranë në tokë të panjohur më 8 nëntor 1943, pasi fluturimi i tyre drejt Barit u pengua nga moti i keq. Aeroplani u dëmtua dhe nuk ishte në gjendje të bënte më udhëtim të gjatë, mbasi serbatori i benzinës ishte dëmtuar. Ashtu si e panë gjendjen në rrezik u detyruan të zbresin në tokë në buzë të liqenit Seferaj.

Kështu nis udhëtimi për më shumë se 2 muaj nëpër Shqipërinë e pushtuar nga gjermanët, i 30 infermierëve të cilët kishin si mision të mjekonin ushtarët e plagosur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Partizani i parë që takuan ishte Hasan Gina, i cili dogji avionin e rrëzuar në liqenin e Çestijes për të fshehur gjurmët.

Ja shtëpia e parë ku qëndruan amerikanët pas rrëzimit

Të 30 amerikanët Gina i çoi në familjen Zena, e cila i strehoi një natë dhe i shtroi darkën siç e do tradita shqiptare.

Ja shtëpia e parë ku qëndruan amerikanët pas rrëzimit

"Vjehrra tha që erdhën, i prita këtu tha. Këtu kanë qenë 32 veta. I kanë mbajtur pleqtë tonë. Oxhaku ndezur. U rreshtuan me radhë dhe plaken e futën në mes. I hoqën rrobat. I veshëm si ne. I pritëm me aq sa kishim mundësi. Ajo nuk mori asnjë lekë. U shërbeu si i kam shërbyer fëmijëve të mi. Prandaj do shpërblehet brez pas brezi tha. Thotë Zoti, ruaji të tjerët të të ruaj ty. Po nuk shërbeve nuk të shërben njeri", kështu e rrëfen Hurma Zena, nusja e familjes së parë që strehoi amerikanët.

Ja shtëpia e parë ku qëndruan amerikanët pas rrëzimit

Ditën e nesërme 30 infermierët amerikanë nisen drejt Beratit, udhëtim i cili zgjati 3 ditë. Shtëpia në Merhoj është sot e pabanuar. Ajo po bie. Aty nuk ka asnjë pllakë që do i shërbente kujtimit të familjes së parë që shpëtoi 30 infermierë e mjekë, pasi iu ra avioni në liqenin e Çesties./M.K-dritare.net