Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Rudina Xhunga sjell: NË BESË TË SHQIPTARËVE!

Rudina Xhunga sjell: NË BESË TË SHQIPTARËVE!

Historia

Më 8 nëntor 1943, një avion amerikan që po shkonte nga Catania në Bari, me 30 mjekë dhe infermierë, (13 ishin gra), bie në liqenin e Belshit, Elbasan.
I pari që takojnë, është një burrë në kalë të bardhë.

Partizani Hasan Gina.

Rudina Xhunga sjell: NË BESË TË SHQIPTARËVE!
Ai i strehoi në një shtëpi në Merhoj të Belshit. Të gjithë fjetën në një dhomë. Shtëpia është edhe tani, 80 vjet me pas, siç ka qenë. Gruaja që i priti nuk jeton më, por nusja e saj tregon gjithë historinë, siç ia rrëfeu vjehrra.

Rudina Xhunga sjell: NË BESË TË SHQIPTARËVE!

Historinë e “çupkave amerikane”.

Kështu mbahen mend ato në gjithë fshatrat ku shkuam. Ata udhëtuan 62 ditë nëpër Jugun e Shqipërisë, në fshatra, male, kaluan Tomorin dhe Devollin, në muajt e dimrit të egër 1943. U përpoqën të ikin nga Gjirokastra, por dështuan. Gjermanet i pikasen dhe qëlluan.
Në 9 janar 1944, ia dolën të ikin nga Shqipëria me anije nga Gjiri i Inglezit, ne Karaburun. Ikën në Bari.

Pas lanë shpëtimtarët shqiptarë dhe nuk e mësuan kurrë se ata u vranë, shtëpitë e tyre u dogjën, fshatrat ku ato strehoheshin, pas ikjes se tyre shkrumboheshin. Sepse kishin shpëtuar amerikanët. Ndërsa ata të gjithë ia dolën të shkojnë gjallë në shtëpi.
Kishin qenë në besë të shqiptarëve.
Pas kthimit, nuk u lejuan të japin detaje për historinë. Vite më pas kur ajo u deklasifikua, doli libri i parë. Pas saj dhe 5 të tjerë.

Librat e misionit që u shkruan pasi misioni përfundoi me sukses:

Rudina Xhunga sjell: NË BESË TË SHQIPTARËVE!

• Albania Escape nga Anges Jensen,
• Misioni Amerikan në Shqipëri, Peter Lucas
• Out of Albania, Clinton. W. Abbott
• Savage Will, Timothy M.Gay
• The Secret Rescue, Cate Lineberry

Në Shqipëri nuk foli askush. Pas pushkatimit të përkthyesit Kostaq Stefa, gjithë dëshmitarët e mbajtën sekret ngjarjen, që nga viti 44’ deri në ’90-ën. Gazetari që e zhvarrosi historinë është Peter Lukas. Ai solli në Shqipëri një nga infermieret, në vitin 1995, Agnes Jensen.

Rudina Xhunga sjell: NË BESË TË SHQIPTARËVE!

Agnes Jensen duke biseduar me Eleni Stefën në Berat, tetor 1995.

Dritare Tv për herë të parë, bën të mundur që në një dokumentar të bëhen bashkë të gjitha dëshmitë dhe sidomos të tregohet gjithë rruga që ata bënë, atë nëntor 1943, kur avioni iu ra në një tokë të panjohur.

Çfarë thonë amerikanët për këtë histori:

Agnes Jensen, një nga 13 infermieret amerikane që ranë në Belsh: “Është̈ absolutisht e mahnitshme se si këta njerëz do të ndanin me ne atë pak gjë që kishin për vete. Jam e sigurt se në të shumtën e rasteve ata na kanë ushqyer me zahiretë̈ e dimrit që kishin rezervuar për dimrin e gjatë që i priste. Shtoji kësaj edhe rrezikun që iu kanosej për t’u ekzekutuar për dhënien ndihmë dhe strehim këtyre njerëzve të luftës. Është vërtetë një mrekulli që këta shqiptarë të cilët kishin kaq pak për vete ishin të gatshëm të rrezikonin kaq shumë për tridhjetë njerëz që as i njihnin, as i dinin, dhe as që prisnin se do t’i shihnin më kurrë̈ në këtë̈ jetë”.
Clinton Abbott, djali i një nga mjekët e ekuipazhit: “Shqipëria duhet të mburret me mikpritjen dhe kujdesin ndaj të tjerëve. Populli shqiptar në kohën kur im atë ishte atje, e bëri këtë shumë mirë. Ata u kujdesën për këta amerikanë”.

Peter Lucas, gazetar i njohur amerikan me origjinë shqiptare:
“Shqiptarët shpëtuan amerikanët, jo e kundërta. Populli i Shqipërisë nuk e mori meritën siç duhej për këtë”.

Çmimi që shqiptarët paguan për mbrojtjen e amerikanëve:
Tina Strefa, vajza e Kostaq Stefës: “Babai im u shpall armik i popullit, sepse kishte ndihmuar amerikanët. E mbajtën 6 muaj në burg, dhe e pushkatuan”.

Froso Neti, Saraqinisht, familja që strehoi amerikanët: “Na u dogj plaçka e gjitha, gjermanët na bastisën shtëpinë. Dy xhaxhallarët na i vranë, ngelëm rrugëve. Kërkonin amerikanët”.

Besnik Bacelli, Krushovë: “Gjermanët i vunë flakën gjithë fshatit. Babait tim, gjermanët i pushkatuan vëllain përballë fshatit. Ky ishte dënimi i tyre, pasi fshatarët nuk treguan ku po strehoheshin amerikanët”.

Mehmet Kondi, Bargullas, familja që strehoi amerikanët:

“Në 16 janar si amerikanët u larguan, gjermanët erdhën dhe na dogjën fshatin. Familja jonë i strehoi për 1 javë, por fshati i mbrojti me jetë, askush nuk foli”.
Janë dhjetëra histori përgjatë gjithë dokumentarit që tregojnë se shqiptarët i dhanë besën amerikanëve dhe ia dolën t’i shpëtojnë të 30-të gjallë. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane e kanë këtë histori si një gur të çmuar aleance dhe bese. Shqipëria fsheh diamante të vlerave dhe virtyteve. Duhet vetëm të çlirojmë narrativen.

Këtë bën ky dokumentar i DritareTv, çliron narrativën e Shqipërisë së mirë!/dritare.net