Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Lista e shqiptarëve që shpëtuan amerikanët, marrë në arkivin e SHBA-së!

Lista e shqiptarëve që shpëtuan amerikanët, marrë

Një mision i rëndësishëm gjatë Luftës së Dytë Botërore tregoi se sa peshë ka besa e shqiptarëve. Ata shpëtuan 30 infermierë e mjekë amerikanë, edhe pse në vitet ‘43-‘44 ishte periudhë sfiduese, Operacioni i Dimrit.

Ata dhanë gjithçka kishin, edhe jetën për mos të thyer besën. Amerikanët i falënderuan në lamtumirën e fundit që i dhanë tek Gjiri i Inglezit më 8 nëntor, 81 vite më parë, por me largimin e tyre, historia u "varros". Askush nuk foli dhe si infermierët amerikanë u larguan, për shqiptarët filluan dënimet nga trupat gjermanë. Ata hynë në çdo fshat, shtëpi, vend që kishin shkelur amerikanët, i dogjën dhe ia shkrumbuan gjithçka kishin familjet shqiptare. Ky ishte çmimi i madh i besës dhe sakrificës së shqiptarëve.

Lista e shqiptarëve që shpëtuan amerikanët, marrë

Këtë, 30 infermierët amerikanë nuk e mësuan kurrë, por as nuk iu lejua të rrëfenin atë që kishin ndarë me popullin tonë. Pasi u kthyen në SHBA, atyre nuk iu lejua të tregonin historinë e tyre për median, as të publikonin ditarët që kishin mbajtur gjatë kësaj kohe. Vite më vonë Agnes Jensen, togerja që ishte pjesë e ekuipazhit shkruan librin e parë dhe më pas u shkruan dhe 4 të tjerë. Por nuk rrëfyen dot historinë e Kostaq Stefës i cili u pushkatua, pasi u shpall armik i popullit sepse kishte ndihmuar amerikanët.

Lista e shqiptarëve që shpëtuan amerikanët, marrë

Sot për herë të parë Dritare TV sjell listën e plotë të njerëzve dhe familjeve që shpëtuan amerikanët, lista të marra nga arkivat në SHBA, prej studiuesit Agron Alibali./ M.K-dritare.net