
Foto/ Shisnin 40 kallëpe me eksplozivë C4, arrestohen dy persona në Krujë
Dritare.net

Dy të arrestuarit janë Alfred Gurra 26 vjeç dhe Drini Lika 35 vjeç, me precedentë në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje në Itali.
Policia njofton se si rezultat i operacionit të koduar “Qarku i mbyllur ” është goditur një grup që trafikonin lëndë plasëse eksploziv C4, së bashku me aksesorë ndihmës , detonatorë dhe fitil zjarr përcjellës.
Operacioni u zhvillua në zonën e Krujës, pasi personat e mësipërm do t’ia shisnin lëndën eksplozive, kapsollat detonatore dhe fitilin zjarr përcjellës një grupi tjetër kriminal.
U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 40 kallëpe eksplozivë C4;
•100 kapsolla detonatore;
•43 metër fitil zjarr përcjellës;
• automjeti tip Mitsubishi me targa LA7607 A;
•automjeti tip Benz me targa AA 888 Ç
Ndërkohë, vijon puna hetimore dhe gjurmuese në zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

















