
Fillimi i shkollës/Michelle Obama: Shtyni vajzat të arsimohen, e gjithë bota do të përfitojë
Dritare.net

"Në sezonin e ri shkollor, po reflektoj për ditët e mia si studente në Chikago. Mësova shumë në shkollë, shumëzimin, si të strukturoj një paragraf, por edhe si të jem një mike e mirë apo si të ringrihem pas një dështimi. Tani për tani, më shumë se 98 milion vajza adoleshente në të gjithë botën nuk arsimohen. Unë besoj se çdo vajzë në planet meriton të njëjtat mundësi që kam pasur edhe unë për t'u shkolluar. Ne e dimë se kur u japim vajzave një shans për të mësuar, ata do ta shfrytëzojnë atë. Dhe kur ta bëjnë këtë, e gjithë bota jonë do të përfitojë. Vajzat që shkojnë në shkollë kanë fëmijë më të shëndetshëm, paga më të larta, nivele më të ulëta të varfërisë, dhe ato madje mund të ndihmojnë në rritjen e gjithë ekonomisë së kombit të tyre" shkruan bashkëshortja e ish-presidentit amerikan, Michelle Obama./L.F-dritare.net

















