
Detoksi me ujë, shfryn barkun dhe largon celulitin
Dritare.net

Një mënyre fare e thjeshtë është edhe detoksi me ujë.
Duhet të lini thjesht frutat dhe perimet për një natë në ujë, dhe uji detoks është gati.
Versioni më efektiv përfshin përdorimin e limonit, kastravecit, xhinxhërit dhe nenexhikut. Kjo përzierje është një aleat i vërtetë për të eliminuar barkun e tepërt si edhe celulitin.
Limoni përmban elementë që ndihmojnë për të djegur dhjamin dhe aktivizon metabolizmin
Kastraveci pastron lëkurën dhe eliminon lëngjet e tepërta
Xhinxhëri është një erëz anti-celulit
Nenexhiku eliminon gazin e zorrëve
Përbërësit e mësipërm ndikojnë në trupin tonë duke:
reduktuar fryrjen e barkut
stimuluar metabolizmit
reduktuar celulitin
duke inkurajuar tretjen
duke eliminuar toksina të tepërta lëngje
Ja si mund ta realizoni
1 litër ujë natyral
një kastravec
një limon
2 lugë çaji xhenxhefil
10 gjethe nenexhik
Përgatitja
Pritini kastravecin dhe limonin në feta.
Vendoseni në një enë me ujë natyral së bashku me xhinxhërin(feta ose pluhur) dhe gjethe nenexhiku.
Lëreni dhe futeni në frigorifer për një natë.
Pija jote pastruese është e gatshme për tu konsumuar ! Ju mund ta hidhni atë në një shishe të vogël, kështu që ju mund ta pini atë jashtë shtëpisë tuaj. V.D/Dritare.net/

















