
Debati në Kuvend, Ramush Haradinaj flet për herë të parë për vëllanë e vrarë
E Premte 16 Mars 2018, 17:05
Dritare.net

“Duhet një dozë e kujdesit mos me i gjyku pa i gjyku drejtësia. Se nese nuk është ajo që po e thuani atëherë jemi duke e bërë prap një krim”, tha Haradinaj në Kuvend.
“Vëllau im se ka pas rastin me ju bë hetim ndërkombëtar. Unë dyshoj në disa adresa”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se nëse po e quajnë hetim ndërkombëtar a duhet besuar dikujt. Nxjerrja e konkluzave para se të flas drejtësia nuk duhet të ndodhë, thotë kryeministri.
“Po ju lus mos e çoni deri në fund, nëse dyshoj që dikush ka bë një punë nuk mundet me qenë pa e konstatu deri në fund”, tha Haradinaj./d.m-dritare.net

















