
Bukë e zezë apo e bardhë? Zgjidhet dilema, ja kush u shëndosh!
Dritare.net

“Ne kemi zbuluar se ashtu si për çdo ushqim tjetër, reagimi i trupit tonë ndaj llojeve të bukës është tërësisht personal. Ky efekt i personalizuar ekziston për çdo ushqim që ne konsumojmë, ndaj nuk ka as edhe një ushqim të mirë ose të keq, ose ato që quhen super ushqime.”-shprehet Dr. Evan Elinav i Institutit të Shkencave Weiszmann në Izrael.
Studiuesit testuan dy llojet e bukëve në një total prej 40 personash për disa javë. Persona në të dy grupet patën rritje të sheqerit në gjak pas ngrënies së njërës apo tjetrës bukë, por efekti i tyre në peshë ishte thuajse i njëjtë për të gjithë. Dr. Elinav u shpreh se vendimtarë në reagimin tonë ndaj ushqimeve të ndryshme, janë bakteret në zorrët tona. Sipas tij, përpilimi i një diete specifike për çdo person, bazuar në barkteret në zorrët e tij, mund të normalizojë nivelin e sheqerit në gjak. /Independent-Anabel

















