Na ndiqni edhe në

Bota

Venezuela, asnjë plan të hapë shkollat deri në 2021

Venezuela, asnjë plan të hapë shkollat deri në 2021

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro njoftoi se vendi nuk ka asnjë plan të hapë shkollat, të paktën deri në vitin 2021. Ai tha se mësimi do të vijojë të bëhet online. Një pjesë e leksioneve do të transmetohen në kanalin televiziv shtetëror. Por shumë prindër, janë shprehur se problemet me internetin, bëjnë që shumë fëmijë ta humbasin mësimin. Venezuela ka më shumë se 60,000 raste të konfirmuara. Autoritetet shëndetësore, mendojnë se ky numër mund të jetë shumë herë më i lartë, por për shkak të numrit të ulët të testimeve jo të gjitha zbulohen. Ndërkohë sot në një pjesë të madhe të vendeve në botë, sikurse edhe në Shqipëri, shkollat kanë nisur mësimin. Nxënësit me maska, kanë mbushur klasat, duke shënuar kështu nisjen e një viti të pazakontë shkollor./L.F-dritare.net