Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Lara Colturi shkruan historinë në Kupën e Botës, Rama: Një ditë krenarie për sportin shqiptar!

Lara Colturi shkruan historinë në Kupën e Botës, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren historike të Lara Colturit në Kupën e Botës në ski alpine, ku 20-vjeçarja që përfaqëson Shqipërinë triumfoi në garën e sllallomit në Gurgl të Austrisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë sukses një moment historik për sportin shqiptar, pasi Colturi siguroi fitoren e parë për Shqipërinë në një garë të Kupës së Botës në ski alpine.

“Një ditë historike për sportin shqiptar! Në moshën 20-vjeçare, Lara Colturi triumfon në sllallomin e Gurglit në Austri, duke i dhuruar Shqipërisë fitoren e parë në Kupën e Botës në ski alpine. Pas dy vendeve të dyta në vitet 2024 dhe 2025, Lara ngjitet në majën e podiumit, duke na bërë krenarë të gjithëve”, shkruan Rama.

Me triumfin në Austri, Lara Colturi ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e saj, duke marrë edhe kryesimin e renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës në ski alpine./dritare.net