Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot nis dita e parë e shkollës, rregullat që duhet të ndjekin 480 mijë nxënës!

Sot nis dita e parë e shkollës, rregullat që duhet të

Rreth 480 mijë nxënës ulen sot në bankat e shkollës. Do të jenë të angazhuar rreth 30 mijë mësues. Megjithëse mësimi nuk do të nisë në të gjitha shkollat, pasi disa janë ende në rikonstruksion për shkak se u dëmtuan nga tërmeti. Ndonëse është një vit aspak i zakontë për shkak të pandemisë, fëmijët kanë vënë çantat mbi supe dhe janë nisur për në shkollë.

Sot nis dita e parë e shkollës, rregullat që duhet të

Këtë vit fëmijët do të kenë një aksesor shtesë, që do të duhet ta mbajnë vënë gjatë gjithë kohës, maska. Shkollat do të ndjekin një protokoll sigurie për të parandaluar përhapjen e virusit në klasa. Maska, higjiena dhe distancimi social janë tri gjërat kryesore dhe më të rëndësishme që duhet të zbatojnë nxënësit. Edhe pse është mjaft e vështirë, sidomos për të vegjlit, ne urojmë që çdo gjë të shkojë mirë.

Gëzuar ditën e parë të shkollës fëmijë! Suksese, qoftë një vit i mbarë, më i mirë dhe plot shëndet. Një urim i veçantë shkon për të vegjlit, që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. E paçi këtë vit plot suksese!/K.C/dritare.net