Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Si ua uruan vipat fëmijëve, ditën e parë të shkollës!

Si ua uruan vipat fëmijëve, ditën e parë të

Sot mijëra fëmijë u rikthyen në shkollë. Shumë vogëlushë u ulën për herë të parë në banka, ndonëse në një situatë aspak të zakontë. Sot është dita e nxënësve, ndaj dhe urimi u takon atyre.

Shumë personazhe të famshme kanë çuar fëmijët në shkollë, disa në klasë të parë.

Kryeministri, Edi Rama postoi një foto të Zahos, me lule në dorë teksa nisej për në shkollë. Ndërsa e ëma, Linda Rama, para nisjes për në shkollë, la lulet për mësuesit mënjanë për të përqafuar të birin. Zaho sot hyri në klasë të parë.

Si ua uruan vipat fëmijëve, ditën e parë të

Si ua uruan vipat fëmijëve, ditën e parë të

Edhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka çuar në shkollë vajzën. Ajo ka postuar një foto me bashkëshortin dhe vajzën, ndërsa i uron suksese.

"Dija është rrugë e vështirë, por e vetmja që të nxjerr në dritë. Suksese mam. Qofsh e lumtur bashkë me shoqet dhe shokët!", shkruan Spiropali.

Si ua uruan vipat fëmijëve, ditën e parë të

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, e cila një ditë më parë zbuloi se është në pritje të ëmbël, sot ka postuar një foto teksa çon djalin në shkollë.

Si ua uruan vipat fëmijëve, ditën e parë të

Gazetarja, Rudina Xhunga i uroi suksesi vajzës së saj, Alana, me këtë foto të ëmbël.

Si ua uruan vipat fëmijëve, ditën e parë të

Edhe gazetarja, Ola Bruko i ka çuar fëmijët në shkollë, ndërsa i uron një vit të suksesshëm.
"Ky do të jetë një vit i vështirë, por me përkushtim, vullnet dhe mirësi do t'ia dalim mbanë! Suksese drita e syve të mi dhe të gjithëve fëmijëve.", shkruan Ola.

Si ua uruan vipat fëmijëve, ditën e parë të

Gazetarja Fjodora Fjora shkruan në instagram krahas fotos me djalin: "Buzeqeshjet me te lumtura ne bote! Me krahe te lehta e me kurajo biri im. Une do te jem gjithmone me ty".

Si ua uruan vipat fëmijëve, ditën e parë të

Mexosopranoja, Vikena Kamenica ka postuar dy foto të vajzës që shkon në shkollë sot dhe shkruan:
"Një vit i çuditshëm shkollor sapo nisi për fëmijët tanë. Edhe pse me maskë, lexohet qartë lumturia."

Si ua uruan vipat fëmijëve, ditën e parë tëSi ua uruan vipat fëmijëve, ditën e parë të

Si ua uruan vipat fëmijëve, ditën e parë të

Bashkëshortja e këngëtarit, Sinan Hoxha i ka uruar një vit të mbarë Ansit, ndërsa poston këtë foto!

Si ua uruan vipat fëmijëve, ditën e parë të

Urime ditën e parë të shkollës fëmijë!/K.C/dritare.net/dritare.net