Na ndiqni edhe në

Bota

Pas 6 muajsh Italia kthen nxënësit në shkollë

Pas 6 muajsh Italia kthen nxënësit në shkollë

Edhe Italia, ashtu si Shqipëria ka çelur sot vitin e ri shkollor. 5.6 milionë nxënës nga 8.3 milionë totali janë rikthyer në bankat e shkollës.

Rënia e ziles shënoi fillimin e vitit më të vështirë shkollor, pasi nxënësit si kurrë më parë tanimë duhet të ndjekin udhëzime shtesë, si të ruajnë distancën, të mbajë maskën apo kujdesen për higjienën.

Një ditë më parë, kryeministri, Giuseppe Conte tha se ky vit do të ketë vështirësi, shqetësime, veçanërisht në fillim, por çdokush duhet të bëjë pjesën e vet, edhe fëmijët.

Duhet kujtuar fakti që Italia është një nga vendet më i goditur në Evropë nga pandemia. Deri sot janë regjistruar 287,753 të infektuar dhe 35,610 të vdekur./K.C/dritare.net