Na ndiqni edhe në

Bota

Një tjetër njeri me ngjyrë humb jetën nga policia në Amerikë

Një tjetër njeri me ngjyrë humb jetën nga policia në

Një tjetër ngjarje e rëndë është publikuar në mediat amerikane së fundmi, ku raportohet se një burrë me ngjyrë ka vdekur në duart e policisë. Daniel Prude, 41 vjeç, vuante nga shëndeti mendor. Ai u mbajt për dy minuta me kapuç në fytyrë nën këmbët e policisë së Nju Jorkut. Prude u kishte thënë oficerëve se ishte infektuar me koronavirus, ndërsa ata i kishin vendosur një kapuç që i mbronte nga rreziku i infektimit. Historia e tij është bërë publike nga familja në një konferencë për shtyp së fundmi, ndërsa ngjarja ka ndodhur dy muaj para vrasjes se George Floyd. Ngjarjet e rëndë po shkaktojnë trazira në Amerikë, ndërsa

Prokurori i Përgjithshëm i Sh.B.A. William hodhi poshtë akuzat se amerikanët po trajtoheshin ndryshe për shkak të racës./L.F-dritare.net