
8 minutat që trazuan botën, publikohen pamjet e rralla të George Floyd gjatë arrestimit!
Dritare.net
Tabloidi britanik Daily mail, ka publikuar së fundmi disa pamje të patransmetuara të momenteve të para të arrestimittë George Floyd me datën 25 maj në Minneapolis .
Videoja tregon momentin kur polici i kërkon Fl
oyd që të hapë makinën, ndërsa njëri nga policët i drejton armën në kokë, dhe Floyd i paarmatosur dhe me duart lart, lutet që të mos e shqetësojnë, ndësa ai nis edhe duke qarë.
Floyd i rezistoi arrestimit, ndërsa policia u detyrua ta vendosë atë në pjesën e pasme të makinës, duke u thënë atyre se vuan nga klaustrofobia dhe ankthi.
“Ju lutem oficer, mos më qëlloni”, Floyd i drejtohet policit duke qarë.
Më pas oficeri e shtrin Floyd në tokë, dhe për 9 minuta i mban këmbën në qafë, ku ai ndërroi jetë.
Pas atij momenti, jo vetëm SHBA, por mbarë bota u përfshi nga protesta të dhunshme, masive dhe me pjesëmarrje me miliona persona që dënuan veprimin e policisë dhe racizmin në përgjithësi./I.M-Dritare.net

















