
Vajza e Floyd bëhet aksionere e Disney, Kanye West i paguan kolegjin!
Dritare.net
George Floyd ka vdekur rreth 3 javë më parë, pasi një polic i vendosi gjurin në qafë për rreth 9 minuta, ndërsa nga ajo ditë SHBA dhe bota nuk ka gjetur qertësi, pasi protestat kanë shpërthyer në shumë shtete.
Vajza gjashtë vjeçare e George Floyd, Gianna tanimë ka një të ardhme të sigurte.
Kanye West i ka paguar vogëlushes shkollimin.
“Faleminderit Kanye, prej teje unë do kem një arsim në kolegj. Mami dhe unë mirënjohëse për ju dhe familjen tuaj”, ka shkruar Gianna në një postim në “Instagram”
Por jo vetëm kaq, bashëkshorti i Kim Kardashian, përveçse i siguroi arsimin në kolegj Gianna Floyd, është raportuar se West ka dhuruar 2 milion dollarë për organizatat që mbështesin familjet e Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor të cilët u qëlluan për vdekje nga oficerët e policisë në SH.B.A. në fillim të këtij viti.
Gjithashtu, vajza e Floyd, Gianna u bë aksionar në Disney gjatë fundjavës me ndihmën e Barbra Streisand.
“Faleminderit @barbrastreisand, unë jam tani një aksionare e Disney dhe kjo falë jush”, ka shkruar Gianna./ I.M-Dritare.net

















