Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Protestat e dhunshme në SHBA/ Trump nënshkruan ligjin që reformon policinë

Protestat e dhunshme në SHBA/ Trump nënshkruan ligjin që reformon

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka nënshkruar të martën një urdhër ekzekutiv që do të çojë në reforma të thella policinë.

Ky ligj vjen pas më shumë se 3 javësh protesta të dhunshme në SHBA, që nga vrasja e George Floyd, nga policia, ndërsa në qendër të opinionit publik ka qenë sjellja e policisë me qytetarët.

“Ne duhet të përmirësojmë përgjegjshmërinë, të rrisim transparencën dhe të investojmë më shumë burime për trajnimin dhe rekrutimin policor si dhe për angazhimin e komunitetit,” tha Presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhet: “Ky Urdhër Ekzekutiv historik u siguron agjencive të zbatimit të ligjit në të gjithë vendin burimet e nevojshme për të zbatuar praktikat më të mira dhe për të mbrojtur komunitetet ku ata shërbejnë, duke siguruar stimuj për të përdorur një bazë të re të dhënash mbarëkombëtare, e cila do të gjurmojë shkarkimet, dënimet penale dhe gjykimet civile kundër oficerëve ligjzbatues për përdorim të tepërt të forcës.”

“Për më tepër, Urdhri Ekzekutiv i jep përparësi trajnimeve dhe programeve të tjera për policinë dhe punonjësit socialë që reagojnë ndaj incidenteve ku përfshihen të sëmurët mendorë, personat me varësi nga droga dhe të pastrehët”, thuhet në deklaratë./ I.M-Dritare.net