
Përshëndetjë Dritare.net dhe Psikologe Enertila
Unë që ju shkruaj jam një vajzë që ndihem vetëm. Shumë shpesh më kap një ndjenjë vetmie e cila më bezdis dhe më shkakton deri në gjendje ankthi. Do t’ju lutesha shumë nëse më thoni dicka për situatën time. Faleminderit!
Përgjigjet psikologe Enertila Bekteshi
Përshëndetje lexues të Dritare.net! Jeta është plot me ndarje të vazhdueshme që mund të aktivizojnë ndjenjat tona të vetmisë. Disa njerëz përjetojnë një ndjenjë kaq të fortë vetmie saqë ndihen shumë të shqetësuar, mendimi i të qenit vetëm na mposht dhe mund të përjetojmë ankth të fortë.Të gjithë kemi luftuar me vetminë në një moment të caktuar. Vetmia emocionale mund të jetë një përvojë e dhimbshme në jetën e një personi. Ndjenja e boshllëkut dhe mungesës së lidhjes emocionale mund të jetë dërrmuese.
Megjithatë, kapërcimi i vetmisë emocionale dhe puna për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplote nuk është e pamundur. Në këndvështrimin tim e dashur lexuesja jonë hapi i parë është kultivimi i marrdhënieve. Investoni kohë në marrëdhënie kuptimplote. Rizbulo dhe merr pjesë në aktivitete për të cilat je i apasionuar , eksploro interesa të reja. Dilni nga zona juaj e rehatisë merrni iniciativa. E dashur lexuesja jonë praktikoni mirësinë ndaj vetes. Të duash veten dhe të kujdesesh për dëshirat e tua është e rëndësishme. Ji i sjellshëm me veten ndërsa përballesh me vetminë, ndryshimi ndodh hap pas hapi. Vetmia emocionale mund të jetë një përvojë e dhimbshme në jetën e një personi. Ndjenja e boshllëkut dhe mungesës së lidhjes emocionale mund të jetë dërrmuese. Megjithatë, kapërcimi i vetmisë emocionale dhe puna për të ndërtuar marrëdhënie kuptimplote nuk është e pamundur. Përballimi i vetmisë kërkon durim, por me kohën dhe mbështetjen e duhur. Shpresoj shumë që këndvështrimi im t’ju ndihmojë sadopak në gjendjen tuaj. Gjithë të mirat!/ dritare.net

















