
Sulmohet deputeti i Kosovës, lëndohen gruaja dhe vajza e tij 14-vjeçare
Dritare.net
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti goran, Adem Hoxha, është sulmuar fizikisht gjatë një tubimi në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit. Sulmi ka ndodhur të premten rreth orës 18:30 dhe, përveç deputetit, kanë pësuar lëndime edhe bashkëshortja dhe vajza e tij 14-vjeçare.
Policia e Kosovës ka konfirmuar incidentin dhe ka njoftuar se Hoxha është paraqitur fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Dragash për ndihmë mjekësore. Më pas, ai është transferuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas raportit të mjekut, deputeti ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“I dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Lëndim i lehtë trupor’,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.
Motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura./K.C/dritare.net

















