Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sali Berisha në SPAK, lë një shënim për Altin Dumanin

Sali Berisha në SPAK, lë një shënim për Altin Dumanin

Ish-Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot, më 4 gusht 2025, përpara Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje”, në kuadër të hetimeve për aferën “Partizani”.

Berisha u shoqërua nga avokati i tij, Genc Gjokutaj, gjatë paraqitjes në ambientet e SPAK. Burime pranë mbrojtjes bëjnë me dije se gjatë firmosjes për zbatimin e masës së sigurisë, Berisha ka lënë edhe një shënim drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani.

Në këtë shënim, Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj Dumanit, duke e konsideruar çështjen si të motivuar politikisht dhe të dirigjuar nga mazhoranca.

Shënimi
“Altin Troplini alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë, i njëjtë me Ramaduron. Deklaroi se paditë e sjella në SKAP, me dhjetëra e dhjetëra padi për krim elektoral, pati amoralitetin e plotë të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do të përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik.

Sepse me këtë mashtrim publik, Altin Troplini është edhe avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral, garancia më madhore e dhunimit të çdo ligji, norme dhe standardi për votimin e lirë të shqiptarëve”, ka shkruar ai në letër.


Ish-kryeministri ndodhet prej muajsh nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendosur nga Gjykata e Posaçme për veprat penale që lidhen me shpërdorimin e detyrës dhe përfshirjen në afera korruptive lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani”. Ai i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar hetimin si një “proces politik i diktuar nga qeveria”./K.C/dritare.net