Na ndiqni edhe në

Bota

Trump urdhëron zhvendosjen e dy nëndetëseve bërthamore pas kërcënimeve të Medvedevit

Trump urdhëron zhvendosjen e dy nëndetëseve bërthamore pas

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka urdhëruar zhvendosjen e dy nëndetëseve bërthamore në “rajonet e përshtatshme”, si përgjigje ndaj komenteve që ai i quajti “jashtëzakonisht provokuese” nga ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.

“Veprova për çdo rast, nëse këto deklarata të pamatura dhe nxitëse janë më shumë sesa kaq. Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe shpesh mund të çojnë në pasoja të padëshiruara. Shpresoj që kjo të mos jetë një prej atyre rasteve”, u shpreh Trump.

Ai nuk dha detaje se ku po dislokohen nëndetëset, duke respektuar protokollet e ushtrisë amerikane që nuk zbulojnë lëvizjet e pajisjeve strategjike.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës janë rritur pas kërcënimeve të fundit të Medvedevit, të cilat vijnë në përgjigje të ultimatumeve të Trump-it ndaj Kremlinit për të pranuar një armëpushim në Ukrainë, përndryshe do të përballen me sanksione të rënda./K.C/dritare.net