Na ndiqni edhe në

Shëndet

6 shenja shqetësuese që mund të tregojnë se je pickuar nga një rriqër!

6 shenja shqetësuese që mund të tregojnë se je pickuar nga

Pickimi nga rriqrat mund të duket i parëndësishëm, shpesh nuk dhemb, nuk kruhet dhe nuk lë as gjurmë të dukshme. Por ai mund të sjellë pasoja serioze shëndetësore, të cilat shfaqen disa ditë apo edhe javë më vonë. Prandaj, është e rëndësishme të dalloni simptomat që janë të padëmshme nga ato që kërkojnë ndihmë mjekësore.

6 shenja që duhet t’i kushtoni vëmendje pas një pickimi të mundshëm nga rriqra!

6 shenja shqetësuese që mund të tregojnë se je pickuar nga

Reaksion alergjik ndaj mishit të kuq
Disa lloje rriqrash injektojnë në gjak një molekulë sheqeri të quajtur alpha-gal, që gjendet te kafshët si lope apo derra. Më vonë, nëse konsumoni mish të tillë, trupi mund të reagojë me alergji (me kruarje, dhimbje barku ose vështirësi në frymëmarrje), edhe 3–8 orë pas ngrënies. Kjo njihet si sindroma alpha-gal.

6 shenja shqetësuese që mund të tregojnë se je pickuar nga


Kruarje në vendin e pickimit
Pas largimit të rriqrës, vendi mund të fillojë të kruhet, të skuqet apo të enjtet. Kjo është një reagim i zakonshëm i trupit ndaj pështymës së rriqrës, dhe zakonisht nuk lidhet me sëmundje serioze. Përdorimi i kremrave me kortizon ose kompresa të ftohta ndihmojnë.

Skuqje e lëkurës (rash)
Një nga shenjat më të njohura të infeksioneve nga rriqrat, si sëmundja Lyme, është shfaqja e një skuqjeje të kuqe që zgjerohet me kalimin e ditëve. Ndonjëherë ajo merr formën e një “synimi me qendër të qartë” (bull’s-eye), por kjo ndodh vetëm në 20% të rasteve. Zakonisht shoqërohet me temperaturë, lodhje dhe ndjesi gripi.

6 shenja shqetësuese që mund të tregojnë se je pickuar nga


Flluska në lëkurë
Në disa raste, pickimi i rriqrës mund të shkaktojë formimin e një flluske në vendin e pickimit, për shkak të substancave irrituese në pështymën e tij. Kjo është një reagim lokal dhe zakonisht i padëmshëm.

6 shenja shqetësuese që mund të tregojnë se je pickuar nga


Fryrje e gjëndrave limfatike

Nëse pas pickimit gjëndrat limfatike (në qafë, sqetull apo ijë) fryhen dhe bëhen të ndjeshme, mund të jetë shenjë e një infeksioni të transmetuar nga rriqra, si sëmundja Lyme apo ethet afrikane të pickimit nga rriqrat. Zakonisht shfaqet 3–30 ditë pas pickimit, dhe shpesh shoqërohet me temperaturë dhe lodhje.

6 shenja shqetësuese që mund të tregojnë se je pickuar nga


Të përziera dhe të vjella
Disa sëmundje të transmetuara nga rriqrat, si ethet e maleve shkëmbore, ehrlichioza apo babesioza, mund të shkaktojnë të përziera, të vjella, dhimbje koke dhe temperaturë, zakonisht brenda 1–14 ditësh pas pickimit.

Si të veproni pas një pickimi nga rriqra:

-Hiqeni rriqrën me kujdes me pincë me maje të hollë, pa e shtypur apo rrotulluar.
-Lajeni zonën dhe duart me ujë të ngrohtë e sapun, ose përdorni alkool/desinfektues.
-Vëzhgoni për 30 ditë për shenja si skuqje, fryrje, temperaturë, lodhje apo skuqje të pazakonta.
-Qetësoni vendin e pickimit me kremra kundër kruarjes (si hidrokortizon) ose mjete natyrale si aloe vera.
-Kërkoni ndihmë mjekësore nëse nuk e hiqni dot rriqrën, vendi përkeqësohet, apo shfaqen simptoma gripi, rash, lodhje ose dhimbje muskujsh brenda një muaji./K.C/dritare.net