
Turistët nga Kosova po largohen? Zana Avdiu: Nuk duhet të na kishit përbuzur!
E Hënë 4 Gusht 2025, 19:07
Dritare.net
Gazetarja dhe publicistja Zana Avdiu ka bërë një postim në Facebook ku flet për pakësimin e turistëve nga Kosova në bregdetin shqiptar këtë sezon veror. Avdiu thorë se pritja e mirë dhe respekti ndaj vizitorëve nga Kosova ka munguar ndër vite.
“Shqipnia ia paska nis mu anku, pse s’po shkojnë kosovarët mo. Qitash iu paska ra në mend, që u dashtë me na pritë mirë. U dashtë mos me e përbuz turistin kosovar. Jo që fort e meritojmë, ama, bash qaq përbuzje s’e ka meritu asnjë kosovar, e as diaspora,” shkruan ajo.
Ndërsa ka bërë këtë status ajo vetë nga fotot në Facebook duket se zgjedh Shqipërinë për pushime./K.C/dritare.net

















