Na ndiqni edhe në

Bota

U shtrua me urgjencë në spital, reagon Jessie J!

U shtrua me urgjencë në spital, reagon Jessie J!

Jessie J ka reaguar për herë të parë pas rikthimit të saj në spital, gjashtë javë pas operacionit për kancerin e gjirit. Këngëtarja britanike 37-vjeçare, e cila u diagnostikua me kancer në muajin qershor dhe u operua me sukses, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një mesazh, ku tregon se po përjeton ende dhimbje në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje, por se ndihet më mirë dhe po pushon.

U shtrua me urgjencë në spital, reagon Jessie J!

Jessie u shtrua në spital pak orë më parë, për shkak të një infeksioni dhe lëngu në mushkëri. Ajo tregoi se, pas ndërhyrjes kirurgjikale, mjekët ishin të shqetësuar për mundësinë e një trompoze (mpiksje gjaku), por se situata po përmirësohet. Me sarkazëm dhe humor, artistja shkroi në rrjetet sociale: “Më në fund mora një diagnozë: dramatike. Simptomat janë të njëjtat dhe ende nuk di çfarë po ndodh saktësisht. Por sarkazma dhe ndjesia ime për humor janë ende aty.”

U shtrua me urgjencë në spital, reagon Jessie J!U shtrua me urgjencë në spital, reagon Jessie J!

Në një video të postuar, Jessie qartësoi se pjesa më e madhe e materialeve që ka publikuar pas operacionit nuk janë të regjistruara në kohë reale, duke theksuar se po përpiqet të fokusohet në shërimin e saj. “Është e rëndësishme për mua që të ndjej sikur e kam lënë pas këtë periudhë. Kam ende dhimbje kur marr frymë, por është më e lehtë tani. Shpresoj që kjo të kalojë, siç kaluan edhe simptomat e tjera,” tha ajo.

Jessie iu përgjigj edhe atyre që komentojnë pamjen e saj duke thënë se “duket e sëmurë”. “Nuk jam e sëmurë, thjesht kështu dukem. Kjo është fytyra ime e zakonshme,” tha ajo me ironi, duke shtuar se ndonjëherë njerëzit harrojnë se çfarë kanë kaluar të tjerët dhe sa e rëndësishme është të jemi të kujdesshëm me fjalët./K.C/dritare.net