
Takimi treorësh mes presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit rus Vladimir Putin në Alaskë të premten solli jo vetëm diskutime për Ukrainën, por edhe disa momente të veçanta që tërhoqën vëmendjen e publikut.
“Nuk ka marrëveshje derisa të ketë marrëveshje” – Trump pranoi se ende nuk është arritur një zgjidhje, por tha se u bë “përparim i dukshëm” në diskutime.
Ftesa për Moskë- Putin i tha Trump se do ta priste “shumë shpejt” në Moskë. Trump u përgjigj me humor: “Oh, kjo është interesante. Për këtë do të marr pak kritika.”
Mesazh për Zelenskyn- Në një intervistë pas takimit, Trump i bëri thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky “të bëjë një marrëveshje”, ndonëse ai nuk ishte i ftuar në samit.
Pa pyetje nga shtypi – Ndryshe nga zakonisht, asnjë nga dy presidentët nuk pranoi pyetje nga gazetarët, duke i lënë mediat vetëm me deklarata të shkurtëra.
Toni i butë i Putinit- Putin tha se është “sinqerisht i interesuar” për t’i dhënë fund luftës, por nuk dha detaje mbi hapat e ardhshëm.
Takimi në Alaskë shihet si një përpjekje e re për të afruar qëndrimet mes dy fuqive, megjithëse rruga drejt një marrëveshjeje konkrete mbetet ende e gjatë./K.C/dritare.net

















