
Trump: Nuk ka marrëveshje, por është bërë përparim pas bisedimeve për Ukrainën me Putinin
Dritare.net
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se është bërë progres në bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin për konfliktin në Ukrainë, por theksoi se ende nuk është arritur një marrëveshje.
Pas takimit treorësh në Alaskë, Trump tha para gazetarëve: “Nuk arritëm deri aty. Nuk ka marrëveshje derisa të ketë marrëveshje.” Ai shtoi se diskutimet ishin “produktive”, por se procesi kërkon më shumë kohë.
Nga ana e tij, Putin u shpreh se është “sinqerisht i interesuar” për t’i dhënë fund luftës, megjithatë nuk dha detaje konkrete mbi hapat e ardhshëm. Dy liderët nuk morën pyetje nga gazetarët pas konferencës së përbashkët.
Në një intervistë të dhënë më pas, Trump iu drejtua presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili nuk ishte i pranishëm në samit, duke e nxitur që të bëjë një marrëveshje.
Takimi në Alaskë shihet si një përpjekje e re për të afruar palët drejt një zgjidhjeje të mundshme, por mbetet e paqartë nëse do të vijojë me hapa konkretë në javët në vijim./K.C/dritare.net

















