Na ndiqni edhe në

Bota

Izraeli sulmon një tjetër central bërthamor, shpërthime në Teheran!

Izraeli sulmon një tjetër central bërthamor, shpërthime

Në orët e fundit, Izraeli ka ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore ndaj Iranit, duke përshkallëzuar më tej tensionet mes dy vendeve. Këto zhvillime vijnë pas një serie goditjesh gjatë natës, ku objektiva kyç bërthamorë dhe ushtarakë iranianë u raportuan të jenë sulmuar.

Sipas burimeve ndërkombëtare, sulmet e fundit ndodhën në minutat e fundit dhe janë pjesë e një strategjie të zgjeruar ushtarake nga ana e Izraelit për të frenuar zhvillimet e mëtejshme bërthamore të Iranit dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme në rajon.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Teherani lidhur me dëmet e shkaktuara apo viktimat e mundshme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek nga afër situatën, me shqetësimin se ky përshkallëzim mund të çojë në një konflikt më të gjerë rajonal.

Më shumë detaje priten në orët në vijim./K.C/dritare.net