Na ndiqni edhe në

Albania All Inclusive

Shpella e Trenit në Prespë, dëshmi e jetës 6000 vite para erës sonë!

Shpella e Trenit në Prespë, dëshmi e jetës 6000 vite para

Vetëm pak kilometra larg qytetit të Bilishtit, Devoll gjendet Shpella e Trenit ose siç njihet ndryshe “Gryka e Ujkut”. Kjo shpellë, është një dëshmi e gjallë e jetës sonë 6000 vite para erës sonë.



Ky vendbanim prehistorik ku ka jetuar njeriu i lashtë, nga neoliti i hershëm deri në epokën e hekurit, vërtetohet nga pikturat murale me skena gjahu që fshihen në brendësi të saj. Është mbresëlënëse të hysh në shpellë dhe të gërmosh thellë për vlerat e saj, por ky monument duket pothuajse i braktisur dhe me njerëz që flasin pak për të.

Shpella e Trenit në Prespë, dëshmi e jetës 6000 vite para
Dritare Tv ishte në këtë monument që ka ngjallur kuriozitet arkeologjik që prej vitit 1966, ku Hermalda Ago, Përgjegjëse e Turizmit- Devoll tregoi elementë se si ishte e organizuar jetesa në brendësi të kësaj shpelle.

Shpella e Trenit në Prespë, dëshmi e jetës 6000 vite para
“Kjo shpellë daton 6000 vjet para erës sonë. Kjo shpellë rrethohet nga Prespa e Vogël, Gryka e Ujkut, Kalaja e Trajanit dhe e Shuecit. Jashtë kësaj shpelle shihet edhe një dritare, ku qëndronte rroja për të vëzhguar dhe sinjalizuar në raste rreziku. Është e paimagjinueshme jeta që kanë pasur të parë tanë këtu, shpellë ku strehoheshin edhe për t’i bërë ballë rreziqeve. Duhet të kthehet në traditë vizita në këtë shpellë”, tha zonja Ago për Dritare TV.

Shpella e Trenit në Prespë, dëshmi e jetës 6000 vite para
Që të njohim rrënjët tona se pari duhet të duam çdo lloj copëze që na tregon rrugën drejt saj. Një e tillë është edhe kjo shpellë e cila duhet të ruhet me fanatizëm nga banorët e zonës, dhe të kthehet në destinacion kyç në rrugën që të çon drejt Prespës së Vogël./M.K-dritare.net

Shpella e Trenit në Prespë, dëshmi e jetës 6000 vite para