
5 mënyrat efektive për të shpëtuar nga flokët e dëmtuar
Dritare.net

Vajzave nuk ju mbarojnë asnjëherë hallet, një ndër problemet kryesore mbeten edhe flokët. Zakonisht nuk gjejmë zgjidhje nëse na dëmtohen, zbardhen apo digjen.
Dritare.net ka zbuluar 5 mënyrat më efektive për të riparuar flokët e dëmtuar, edhe në kushte shtëpie jo vetëm sallone profesionale.
Bëni një trajtim me keratin
Zgjidhja e parë që shumica e salloneve të ofrojnë për flokët e dëmtuara është një trajtim me keratin. Së pari ju mund ta realizoni edhe vetë këtë mënyrë, aplikoni një serum në flokë dhe pastaj kaloni një pjastër të sheshtë mbi to . Trajtimi me keratin mund të zgjasë nga një deri në dy muaj, varësisht nga sa shpesh i lani flokët.
Kur duhet t'i lyeni flokët
Vetëm për shkak se flokët tuaj janë dëmtuar, kjo nuk do të thotë që ju nuk mund ti lyeni ato para kohe. Por ju duhet të pyesni stilisten tuaj se si duhet të veproni në këtë rast.
Çfarë shampoje duhet të përdorni?
Shampon profesionale për të reduktuar rënien e ngjyrës nga flokët ju duhet ta përdorni në flokë të lagur. Herën e parë mund t realizoni edhe në sallonin tuaj të zakonshëm, pastaj herët e tjera mund ta aplikoni në shtëpi.
Për flokë natyralë përdor vaj kokosi
Trajtimet nëpër sallone janë shumë të kushtueshme, prandaj trajtime apo maska të ndryshme me vaj kokosi ju mund t’i realizoni edhe në shtëpi.
Një trajtim me vaj kokosi parandalon dëmtimin që vjen nga krehja. Për shkak të acidit laurik, vaji i kokosit është në gjendje të pasurojë flokët me vitamina dhe minerale.
Hiqni qafe zakonet tuaja të vjetra
Tharja e flokëve me tharëse është arsyeja kryesore që ato dëmtohen, gjithashtu edhe po të lani flokët çdo ditë është shkatërruese për to. Mundohuni të shmangni këto zakone negative, lani flokët me ujë të vakët dhe mos harroni t’i prisni ato dy herë në vit./A.C/dritare.net

















