Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjidhje natyrale kundër pickimit të mushkonjave, mos i humbisni

Zgjidhje natyrale kundër pickimit të mushkonjave, mos i humbisni
Vera, moti i ngrohtë dhe bimët afrojnë mushkonjat, të cilat përpos bezdisjes kanë edhe pickimet e tyre acaruese, që shumë persona nuk i durojnë dot.

Nga mjekësia popullore na vijnë disa mënyra se si të qetësojmë pickimin nga mushkonjat në pak minuta.

Akull mbi vendin ku ka pickuar mushkonja- Temperaturat e ftohta mbi vendin ku të ka pickuar mushkonja ulin inflamacionin në lëkurë dhe e mpijnë atë, duke shmangur kruarjen që bën edhe acarimin e mëtejshëm.

Mjalti- Pak mjaltë mbi zonën që ju ka pickuar mushkonja mund të ofrojë lehtësim duke larguar efektin e kruarjes.

Aloe Vera- Xheli i kësaj bime shëron lëndime të vogla të lëkurës dhe qetëson zonat e infektuara. Aplikojeni mbi lëkurë dhe dot qetësoheni nga pickimi i mushkonjave.

Soda e Bukës- Përgatisni një pastë me ujë dhe sodë dhe mbajeni mbi lëkurë për rreth 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë, do të shikoni se sa do të qetësoheni.

Borziloku- Përgatisni çaj borziloku me rreth 15 gramë nga kjo bimë dhe më pas lagni një napë dhe aplikojeni në vendet ku ju kanë pickuar mushkonjat.

Uthulla- Hidhni pak uthull në një enë me ujë, lagni një napë dhe vendoseni mbi vendin ku jeni pickuar.

Qepa- Prijeni qepën dhe vendoseni mbi lëkurën e pickuar dhe mbajeni për pak minuta dhe më pas lani lëkurën mirë me ujë të ftohtë./e.k-Dritare.net