Zbulohet kartolina e Ramës, çfarë i shkruante Spiro Kolekës në vitin 1982
E Premte 8 Dhjetor 2017, 11:11
Dritare.net
Ish-drejtori i Muzeut Historik-Kombëtar, Melsi Labi ka publikuar në Facebook, një kartolinë të kryeministrit Rama. Kartolina është shkruar në 29 dhjetor 1982 dhe i drejtohej Spiro Kolekës nga dy vëllezërit Rama, në të cilën i uronin Vitin e Ri, 1983. Adresa e dërgimit është "Blloku i Udhëheqjes", ku edhe jetonte Baba Pilo, daja i Edi dhe Olsi Ramës./L.P./Dritare.net