Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja në Vlorë, gjykata lë në burg autorin, familjarët: Viktima i ngacmonte gruan e vëllait

Vrasja në Vlorë, gjykata lë në burg autorin,

Novruz Merkaj, autori i vrasjes me thikë të 32 vjeçarit Armando Rrapaj në Vlorë pak ditë më parë, është lënë në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë. Përpara trupit gjykues, 20-vjeçari është shfaqur i penduar duke deklaruar se krimin e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes pas sherrit që kishte pasur me viktimën. "Jam penduar për krimin, por e vrava në kushtet e vetëmbrojtjes", mësohet se është shprehur ai para gjykatës.

Jashtë kamerave familjarët e të akuzuarit kanë dhënë versionin e tyre të ngjarjes. Sipas tyre konflikti ka nisur pasi viktima ngacmonte bashkëshortën e Klevis Merkaj.

Për të sqaruar këtë situatë Klevis Merkaj dhe nëna e tij janë përfshirë në konflikt. Autori Novruz Merkaj ka parë rastësisht ngjarjen ku nëna dhe vëllai tij ishin qëlluar me sende të forta nga viktima. Novruz Merkaj sipas familjareve e ka qëlluar viktimën me thikën që ai mbante në dorë.