
Vlorë/ Vrasje me armë zjarri, një i vdekur, një i plagosur
E Diel 24 Korrik 2016, 22:10
Dritare.net

Ngjarja ka ndodhur në një qendër bastesh. Nga të dhënat paraprake, një person, ende i paidentifikuar ka hapur zjarr në drejtim të qendrës së basteve, ku nga të shtënat humbi jetën një person, identiteti i të cilit nuk dihet ende dhe u plagos një tjetër.
Mësohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa është transportuar me urgjencë në spital. Sakaq, forca të shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

















