Na ndiqni edhe në

Udhëtim

Vizitoni Skraparin e trimërisë për Rakinë, Osumin, Tomorin dhe jo vetëm

Vizitoni Skraparin e trimërisë për Rakinë, Osumin, Tomorin

E pozicionuar në jug të Shqipërisë me  një sipërfaqe prej 775km2, krahina e Skraparit është një ndër më maloret në Shqipëri dhe njëkohësisht një nga më të varfërat. Por kur flas për varfëri, kjo është vetëm në aspektin ekonomik, sepse nëse do të flasim për natyrën, për florën, faunën, historinë, gastronominë, apo traditat, Skrapari është pa dyshim një ndër rajonet më të pasur dhe jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.

Kur thua Skrapar, vetëvetiu mendja të shkon tek rakia tradicionale, të shkon mendja edhe tek Tomorri hijerëndë që i bën karshi gjithë fshatrave që e rrethojnë. Skrapari është një “thesar” që ende pret për tu zbuluar për kanionet e Osumit që duket sikur të përpijnë brenda apo edhe për teqetë e tij mistike që tërheqin mijra pelegrinë.

Në krahinën e Skraparit shtrihet dhe Parku Kombëtar i Tomorit, i krijuar dhe i mbrojtur në vitin 1966. Ky park është i mbushur plotë me një vegjetacion dhe nje faunë te larmishme. Në morinë e vëndeve dhe pikave të panumërta që të tërheqin me bukurinë apo me karakteristikat e tyre të veçanta, redaksia e newsbomb.al ju bën këto sygjerime për në krahinën e Skraparit:

Vënde interesante për tu vizituar:

Muzeu historik i Çorovodës

Kalaja e Skraparit

Ura e Ksabashit

Teqeja e Backes

Parku Kombëtar i “Tomorit”

Kanionet e Osumit

Rakia e Skraparit