Trump: Arabia Saudite duhet të njohë Izraelin për marrëveshjen bërthamore
Dritare.net

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se marrëveshja mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite për zhvillimin e energjisë bërthamore civile do të miratohet vetëm nëse Riadi njeh shtetin e Izraelit duke iu bashkuar Marrëveshjeve të Abrahamit.
Në një postim në Truth Social, Trump theksoi se programi bërthamor do të jetë vetëm për përdorim civil dhe se Arabia Saudite nuk do të lejohet të pasurojë uranium.
Sipas Trump, marrëveshja është plotësisht e kushtëzuar me anëtarësimin e Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit, të ndërmjetësuara nga SHBA, të cilat deri më tani kanë çuar në njohjen e Izraelit nga pesë vende, katër prej tyre arabe.
Arabia Saudite ka përsëritur më herët se nuk do ta njohë Izraelin pa krijimin e një shteti palestinez. Edhe Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se marrëveshja bërthamore nuk do të ecë përpara nëse Riadi nuk i bashkohet Marrëveshjeve të Abrahamit./K.C/dritare.net