Na ndiqni edhe në

Kamera e Gjyshit

Kur Shqipëria i prezantohej botës! Spoti i rrallë i Miss Europe 1996

Pas tri dekadash, mjeshtri i fotografisë Stefan Gajo rikthen në DritareTV një nga spotet më të veçanta të realizuara ndonjëherë për promovimin e Shqipërisë. I xhiruar në vitin 1996, në kuadër të Miss Europe, konkursit të sjellë në Shqipëri nga Vera Grabocka, spoti shpalos bukuritë natyrore, historike dhe kulturore të vendit përmes udhëtimit të 37 vajzave më të bukura të Evropës.

Nga Butrinti dhe Apolonia, te Berati, Gjirokastra e bregdeti jonian, spoti e prezanton Shqipërinë si një destinacion plot histori, mister dhe peizazhe të paprekura, në një kohë kur vendi sapo po i hapej botës.

Një video e rrallë që rikthen atmosferën e Shqipërisë së viteve '90 dhe mënyrën se si vendi ynë iu prezantua Evropës përmes bukurisë, historisë dhe mikpritjes./K.C/dritare.net