Na ndiqni edhe në

Sport

Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua, shqiptari shkruan histori në boksin botëror

Boksieri shqiptar i peshave të rënda, Kristian Prenga, do të përballet të shtunën, më 25 korrik, me ish-kampionin e shumëfishtë të botës, Anthony Joshua, në një duel që do të zhvillohet në Jeddah. Ndeshja do të zhvillohet në një stadium me 50 mijë vende, ku të gjitha biletat janë shitur, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në DAZN në mbarë botën.

Me këtë përballje, Prenga bëhet boksieri i parë shqiptar që ngjitet në një nivel kaq të lartë të boksit profesionist. Në një intervistë të fundit, ai u shpreh se nuk lufton vetëm për veten, por për të gjithë kombin shqiptar, duke premtuar se do të japë maksimumin për të bërë krenarë bashkëkombësit e tij.

Edhe në këtë sfidë historike, Kristian Prenga do të ngjitet në ring nën ngjyrat kuqezi, flamur që e ka përfaqësuar me krenari gjatë gjithë karrierës së tij./dritare.net