Foto/ Arrestohet në Rinas 34-vjeçarja, dërgohet në burg me foshnjën 7-muajshe. Ja ku do të qëndrojë!
Wednesday 22 July 2026, 17:05
Dritare.net

Një 34-vjeçare është arrestuar në aeroportin e Rinasit për të vuajtur një dënim prej 2 muajsh burg për veprën penale “dhunë në familje”. Arrestimi është shoqëruar me vështirësi, pasi gruaja ndodhej me tre fëmijët e saj të mitur, një foshnjë 7-muajshe, një fëmijë 2 vjeç dhe një tjetër 4 vjeç.

Sipas informacioneve, 34-vjeçarja ka kërkuar që fëmijët të qëndrojnë me të, pasi ka deklaruar se nuk kishte kujt t’ia linte. Për këtë arsye, autoritetet kanë vendosur që ajo të dërgohet në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë së bashku me foshnjën.

Fëmija 2-vjeçar pritet t’i bashkohet nënës në institucion, ndërsa për fëmijën tjetër janë marrë masa që të kujdesen familjarët./K.C/dritare.net