Na ndiqni edhe në

Kronikë

Aksident i rëndë te TEG-u, kamioni bie nga mbikalimi, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrethrrotullimin e TEG-ut, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një kamion i tonazhit të rëndë ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga mbikalimi në aksin e poshtëm të autostradës, pasi dyshohet se ka goditur një automjet tip “Audi”.

Sipas të dhënave paraprake, kamioni po lëvizte në Unazën Lindore, nga Farka në drejtim të TEG-ut, kur ka përplasur automjetin dhe më pas ka përfunduar poshtë mbikalimit.

Drejtuesi i “Audit” është dërguar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa një tjetër pasagjer ka mbetur i plagosur. Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku në zonën e Saukut dhe në drejtim të Elbasanit/K.C/dritare.net