Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Pamje nga aksidenti te TEG-u, kamioni u bë copë pas rënies nga mbikalimi

Pamjet nga vendi i aksidentit të rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut tregojnë dëmet e mëdha të betonieres, e cila u përplas me një Audi, doli nga rruga, çau barrierat mbrojtëse dhe përfundoi në aksin TEG–Elbasan.

Si pasojë e aksidentit, një person humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër që udhëtonte në kamion mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në spital.

Drejtuesi i automjetit me të cilin u përplas kamioni ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./K.C/dritare.net