Kuvendi voton Ismail Shehun në krye të Komisionit të Prokurimit Publik
Thursday 23 July 2026, 17:05
Dritare.net

Kuvendi ka zgjedhur sot Ismail Shehun në krye të Komisionit të Prokurimit Publik. Kandidatura e tij u miratua me 78 vota pro, ndërsa 5 deputetë votuan kundër dhe 2 abstenuan.
Me këtë votim, Ismail Shehu merr zyrtarisht drejtimin e Komisionit të Prokurimit Publik, një institucion kyç që shqyrton ankesat dhe garanton ligjshmërinë në procedurat e prokurimeve publike./K.C/dritare.net