Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha flet jashtë Kuvendit: Rama erdhi për të varrosur reformën territoriale

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se përdori seancën plenare për t'i dhënë fund procesit të reformës territoriale. Në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit, Berisha tha se qeveria synon një reformë të diktuar nga interesat politike, ndërsa komentoi edhe protestën e zhvilluar para Parlamentit, ku sipas tij pati ndërhyrje të dhunshme nga policia dhe persona të lënduar.

"Rama varrosi një punë serioze të mbështetur nga komunitetet ndërkombëtare. Ai do një reformë jo në interes të qytetarëve. Këto janë përpëlitjet e fundit të tij, Edi Rama nuk shpëton më. Rama erdhi për të varrosur reformën territoriale. Nuk mbetet veç gjë tjetër vetëm revolta paqësore e bashkive. Protestuesit u sulmuan egërsisht me gaz lotësjellës dhe spraj ariu. Pati edhe të lënduar rëndë. Po ndjekim me shqetësim shumë të madh situatën e tyre", tha Berisha./K.C/dritare.bet