Hodhi ujë drejt Ramës, Bardhi përjashtohet nga seanca
Thursday 23 July 2026, 16:04
Dritare.net

Tensionet në seancën plenare vijojnë, teksa deputetët e opozitës mbajnë të bllokuar foltoren e Kuvendit.
Gjatë përplasjes, deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Pas incidentit, drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, i kërkoi Bardhit të largohej nga salla./K.C/dritare.net