Na ndiqni edhe në

Editorial

Të shtunën PS nis fushatën elektorale, Shehu paralajmëron aksionin tjetër të opozitës

Të shtunën PS nis fushatën elektorale, Shehu paralajmëron
Ndërsa Partia Socialiste do të çelë fushatën elektorale më 1 qershor, Tritan Shehu, tha në 'Dritare me Rudinën' se, krahas protestave, do të nisnin një tjetër aksion politik. Ai tha se, po krijohet një lëvizje mbarëpopullore.

Paskal Milo: Mund të bëhen zgjedhje më të mira, ku mund të ketë përfaqësim dinjitoz. Po shkojmë në mënyrë të sforcuar.

Tritan Shehu: Nuk do ketë zgjedhje më 30 qershor. Zgjedhje pa opozitën nuk do ketë dhe nuk mund të ketë.  Cipa-Do ktteheht skena e mitingjeve dhe antimitigjeve.

Laert Vasili: Të jesh kaq pro kaosit është e tmerrshme.

Shehu: Kjo është e bazuar mbi një logjikë.

Vasili: Atëherë lind një pyetje. Nëse PD nuk do hyjë në zgjedhje pse nuk do ketë zgjedhje.

Tritan Shehu: Edhe shefi jot kështu thotë. Problemi është se këta kanë një koncept të gabuar për demokracinë. Ky është me ata që po shkatërrojnë votën e Shqipërisë, traditën shqiptare.

Laert Vasili: Fatmirësisht këtë emision e ndjekin edhe shqiptarët në Greqi dhe e dinë kontributin tim që kam dhënë. Prandaj keni ngelur vetëm.

 Laert Vasili: Dëgjojeni këtë. Ismail kadare ka një roman që titullohet ‘Krushqit janë të ngrirë’. Në këtë situatë jeni ju me ndërkombëtarët. Nuk ia jep njeri pushtetin në tavolinë

Tritan Shehu: Të shtunën do të thellohet një fushatë e madhe. Do të  jetë një lëviizje mbarëpopullore. Do të përpunohet për t’i dhënë ndal bllokimit të demokracisë. Kurrë skemi qenë të dhunshëm, as në momentet më të vështira.

Laert Vasili: Prandaj nuk ju votojnë, dëgjojnë këto dhe nuk ju votojnë./K.C/dritare.net