Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Soni Malaj puthje pasionante me biznesmenin në paskuinta

Soni Malaj puthje pasionante me biznesmenin në paskuinta
Pas shtatë vitesh mungesë në festivalin “Kënga Magjike”, Soni Malaj iu rikthye garës muzikore me këngën “Për vete më mbaj”, me të cilën u vlerësua me çmimin “Best performance”. Edhe pse një ditë para finales u komentua në rrjetet sociale si artistja që u shpreh se ishte bojkotuar nga kolegët, sërish u ndie e lumtur për çmimin që fitoi, pasi për këtë performancë ajo kishte punuar për muaj të tërë, duke alternuar ushtrimet e zërit me të fizikut.

soni3

Dhe jo më kot fitoi këtë kupë, pasi dukej shumë në formë, ndërsa shoqërohej në çdo moment nga i fejuari i saj prej shtatë muajsh, biznesmeni nga Tirana me emrin Klevi. Përveç faktit që e shoqëronte në çdo hap, duke u kujdesur të mbante çantat dhe veshjet e saj skenike, ai ishte aty në çdo moment për t’i dhënë kurajë dhe mbështetje emocionale. Fotografi ynë i ka kapur çiftin në një moment të nxehtë në paskuinat e festivalit, tesa ishin shumë pranë njëri-tjetrit. Derisa, në një moment të caktuar, ata nuk kanë ngurruar të shkëmbejnë puthje pasionante në paskuinta, direkt pas performancës së saj në natën gjysmëfinale.

IMG_6525

Natyrisht që në këtë mënyrë partneri i saj Klevi i ka dhënë edhe një herë pëlqimin, pasi e ka ndjekur jo nga salla por nga paskuintat, si njeriu më i afërt i saj. Në gjashtëmujorin e shpalljes së fejesës, Soni Malaj deklaroi se është në prag të krijimit të një familjeje të re të konsoliduar dhe tradicionale. “Ende nuk bashkëjetojmë, por jemi si çift adoleshentësh. Besoj se së shpejti po, do të jetojmë bashkë, drejt asaj rrugë jemi…”, tha ajo. Pyetjes nëse do të bëhet Soni prapë nënë, ajo iu përgjigj: “Po, normalisht unë dua familjen, kam besuar te një familje e konsoliduar, e shëndetshme e tradicionale, kështu që besoj se po”. Soni, ndër të tjera, ka shprehur në intervistat e saj se arrin ta menaxhojë shumë mirë lidhjen me Klevin, karrierën dhe mëmësinë, pasi kujdeset vetë për vajzën Anna, e cila erdhi në jetë nga martesa me ishbashkëshortin italian, Mirko Luccarelin/panorama